Plagosje me thikë në Elbasan

Nga A2 CNN
27 Korrik 2021, 09:55 | Kronikë
Plagosje me thikë në Elbasan

Një person është plagosur me thikë në qytetin e Elbasanit. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen "Emin Matraxhiu", ndërsa i plagosur ka mbetur shtetasi A. K., 49 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.    

Ndërkohë, policia ka bërë të mundur se ka arritur të arrestojë në flagrancë autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin G. V., 34 vjeç.

Shkaqet e ngjarjes janë ende të paqarta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos