Detaje të reja nga vrasja në Klos, arrestohet bashkëshortja dhe vajza e viktimës

Nga A2 CNN
26 Korrik 2021, 15:01 | Kronikë
Detaje të reja nga vrasja në Klos, arrestohet bashkëshortja dhe

Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar bashkëshorten dhe vajzën e 47-vjeçarit të vrarë në fshatin Gurrë e Vogël, Klos.

Sipas policisë, nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dyshohet se dy shtetaset e lartëpërmendura në bashkëpunim me njëra-tjetrën, në banesë kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme shtetasit Y. L.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Mat, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos