Dyshohet për masakrën e Fushë Krujës, shoqërohet Fatjon Murati, në makinë me Indrit Doklen

Nga A2 CNN
8 Tetor 2022, 22:37 | Kronikë

Indrit Dokle, i cilësuar si drejtuesi i Bandës së Durrësit, është shoqëruar ditën e sotme në Policinë e Tiranës së bashku me shtetasin Fatjon Murati.

Sipas burimeve, Murati është një nga personat që dyshohen si të përfshirë në atentatin e trefishtë të ndodhur në Krujë.

Fatjon Murati

Mes emrave që kërkohen të pyeten nga prokuroria e Kurbinit për atë ngjarje është dhe Gentian Reçi, djali i ish-policit të vrarë Xhelal Reçi, vetë Indrit Dokle që është në lidhje krushqie me ish-policin e vrarë si dhe Ramazan Rraja.

Sipas deklaratës së policisë, Murataj, ishte shpallur në kërkim pasi në bazë të një procedimi penal të këtij viti, ka rezultuar se është bashkëpunëtor me Kristjan Gjinin, i cili është arrestuar në kuadër të operacionit "Ruger", ku u sekuestrua një arsenal armësh në një banesë në kryeqytet.      

https://a2news.com/2022/07/18/tre-viktima-ne-atentatin-e-fushe-krujes-qellohet-makina-ne-levizje-dhe-shperthen-ne-flake/

Indirit Dokle është liruar nga burgu në janar të vitit 2020. Sipas dëshmisë të penduarit  Nuredin Dumanit, Ervis Martinaj kishte paguar një shumë rreth 500 mijë euro për të ekzekutuar pikërisht Doklen.

Indrit Dokle

Në atentatin në Fushë Krujë, humbën jetën Diklen Vata, Besmir Hoxha dhe Brilant Martinaj, kushëri i Ervis Martinajt.  

Deklarata e Policisë

Në kuadër të kontrolleve "blic" për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në infomacionet e marra në rrugë operative për një shtetas në kërkim që qarkullonte me automjet, nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Forcës së Posaçme "Shqiponja", të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, është organizuar puna dhe është kapur shtetasi në kërkim F. M., 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili shoqërohej bashkë me dy shtetas të tjerë, E. D., 39 vjeç, dhe G. R., 39 vjeç.

Në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasit F. M., i cili ishte shpallur në kërkim pasi në bazë të një procedimi penal të këtij viti, ka rezultuar se është bashkëpunëtor (posedues i armëve) me shtetasin K. Gj., i cili është arrestuar në kuadër të operacionit "Ruger", të zhvilluar me datë 12.07.2022.

Ndërsa për shtetasit E. D., dhe G. R., të cilët udhëtonin me 32-vjeçarin, po vijojnë veprimet hetimore . (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/05/20/nga-40-ne-500-mije-euro-rrefimi-i-dumanit-per-pagesat-e-krimeve/

A2 CNN Livestream

Latest Videos