
Një ngjarje e rëndë është regjistruar vetëm pak minuta më parë në qendër të qytetit të Shkodrës.
Dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin në qendër të qytetit pranë Drejtorisë së Tatimeve. Sipas të dhënave të para mësohet se shtatasi Bledar Troshani, është qëlluar me thikë dhe ka marrë plagë të rënda. Ai është transportuar në spitalin e Shkodrës dhe aktualisht ndodhet në sallën e operacionit. Nuk dihen ende arsyet e konfliktit mes dy shtetasve.
Burime pranë uniformave blu të Shkodrës bëjnë me dije se dyshohet se autor i kësaj ngjarje është një i afërm i Troshanit. Policia po punon për zbardhjen e kësaj ngjarjeje. (A2 Televizion)