
Plan Marshall për Ukrainën konferencë ndërkombëtare për rindërtimin e vendit. Krerë shtetesh, ekspertë të zhvillimit dhe drejtues ekzekutiv janë mbledhur në Berlin për një konferencë ndërkombëtare, për atë që sipas organizatorëve duhet të jetë një plan marshall për rindërtimin e Ukrainës pas pushtimit rus. Ishin presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen dhe kancelari gjerman Olaf Sholc që e kërkuan një Plan Marshall të shekullit të 21 për rindërtimin e shtetit në luftë.
“Kemi të bëjmë me një "detyrë gjeneratash, që duhet të fillojë tani", shkruajnë ata në një artikull të përbashkët për gazetën "Frankfurter Allgemeine Zeitung".
"Ndërtimi i banesave të shkatërruara, shkollave, rrugëve, urave, infrastrukturës dhe rrjetit të furnizimit me energji, të gjitha këto duhet të fillojnë tani, në mënyrë që vendi të rimëkëmbet shpejt”, thuhet nw artikull.
Qëllimi është të grumbullohen 750 miliardë euro, objektiv ky i krahasuar me atë të Planit marshall të financimit të shteteve të bashkuara për rindërtimin e Europës pas Luftës së dytë botërore.
Por konferenca e sotme nuk do të përfshijë zotime konkrete drejt grumbullimit të shifrës. Lufta e nisur nga Putin nw 24shkurt, ka rezultuar në mijëra vdekje dhe shkatërrim të shtëpive e fabrikave. "Rruga e rindërtimit është edhe shtegu i Ukrainës për në Bashkimin Europian", shkruajnë Sholc dhe Von der lejen në artikullin e përbashkët. Sipas tyre mbështetja e vendit është jo vetëm e drejtë, po edhe në interesin e tyre, pasi Ukraina po mbron edhe rendin ndërkombëtar. (A2 Televizion)