Anija merr flakë në mes të detit, 14 viktima në Indonezi

Nga A2 CNN
25 Tetor 2022, 08:14 | Bota

Katërmbëdhjetë persona humbën jetën pasi një varkë indoneziane mori flakë brenda në det. Videot e publikuara nga agjencia lokale e kërkim-shpëtimit, tregojnë momentet kur nga deti nxirren qindra njerëz, përfshirë edhe fëmijë të vegjël.

Anija shpërtheu në flakë në brigjet e ishullit Timor në provincën Nusa Tenggara Lindore, duke bërë që pasagjerët të hidheshin jashtë.

Kuverta e sipërme e varkës u dogj ndërsa lundronte nga kryeqyteti provincial Kupang në qytetin Kalabahi në ishullin Alor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos