Shpërthime të pazakonta nënujore në Finlandë pranë "Nord Stream"

Nga A2 CNN
25 Tetor 2022, 07:54 | Bota
Shpërthime të pazakonta nënujore në Finlandë pranë

Instituti i Sizmologjisë i Universitetit të Helsinkit regjistroi 5 shpërthime të pashpjegueshme nënujore në Gjirin e Finlandës, brenda ujërave territoriale ruse. Ekspertët finlandezë theksojnë se nuk mund të dinë saktësisht se çfarë i shkaktoi shpërthimet.

Katër shpërthimet ndodhën të enjten e kaluar në një interval kohor 12:35, 14:02, 17:54 dhe 18:33 me orën lokale. Një tjetër shpërthim i përmasave të ngjashme u regjistrua në të njëjtën zonë të premten.

https://a2news.com/2022/10/02/hipotezat-mbi-sabotimin-e-nord-stream-tritol-robote-dhe-anije/

Një pjesë e gazsjellësit Nord Stream kalon në zonën e aktivitetit sizmik, por distanca e saktë nga gazsjellësi nuk është përcaktuar, raportojnë mediat lokale.

https://a2news.com/2022/09/29/rrjedhjet-e-gazsjellesit-nord-stream-inteligjenca-europiane-vezhgoi-anijet-e-marines-ruse-ne-afersi-te-tyre/

Incidenti vjen pas sabotimit të tubacioneve të gazit natyror “Nord Stream” në fillim të shtatorit në brigjet e Danimarkës. Hetimet për këto janë ende duke u kryer, ndërkohë që Moska dhe SHBA-ja kanë vijuar me akuza të ndërsjella. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos