Është shndërruar në një sherr të madh konferenca për shtyp e boksierit Floyd Mayweather dhe you-tub-erit Jake Paul, ku do të promovonin ndeshjen e boksit që pritet të organizohet në muajin qershor.
Kampioni i boksit dhe ylli i YouTube goditën njëri-tjetrin në “Hard Rock Stadium” në Miami, ku Jake kishte ardhur për të ndihmuar në reklamimin e ndeshjes së ardhshme të vëllait të tij Logan Paul me Mayweather, e cila është planifikuar të zhvillohet më 6 qershor.
Mayweather dhe vëllezërit Paul shkëmbyen fjalë me njëri-tjetrin, me boksierin që i quante vëllezërit “luftëtarë të rremë”.
Ata u kundërpërgjigjën duke e quajtur Mayweather “plak” dhe e gjitha kulmoi kur Jake i hoqi kapelen nga koka. Menjëherë, ndërhynë dhe truprojat e boksierit që hodhën grushta mbi Jake dhe Logan. (A2 Televizion)