Milani rimerr kreun e Serie A, i mjafton një gol ndaj Sampdoria-s

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2022, 15:15 | Futboll
Milani rimerr kreun e Serie A, i mjafton një gol ndaj Sampdoria-s

Një gol nga Leao i ka dhuruar Milanit 3 pikët e radhës në Serie A, teksa ka mundur 1-0 Sampdoria-n.

Portugezi realizoi një gol mjaft të bukur që në minutat e para, ndërsa në vijim kuqezinjtë u treguan të kujdesshëm në mbrojtje, ndërsa nuk arritën të shënonin dot golin e sigurisë.

Pas kësaj fitoreje, Milani i Piolit ngjitet përkohësisht në krye të Serie A me 55 pikë, një më shumë se Interi i vendit të dytë, i cili ka një ndeshje të prapambetur ndaj skuadrës së Bologna-s.

Zikaltrit nuk mundën një ditë më parë të merrnin më shumë se një pikë në transfertë ndaj skuadrës së Napolit, e cila mban vendin e tretë me 53 pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos