Jemi në javën e parë të shtatorit, por moti i ngrohtë ka lejuar që sezoni i plazhit të vazhdojë edhe për disa ditë. Fotot e realizuara nga Agjencia LSA tregojnë zonën e Qerretit në Kavajë, ku edhe pse më të paktë në numër, pushuesit kanë dalë për të shijuar rrezet e fundit të diellit për këtë vit.
Edhe pse fundjava është parashikuar me vranësira të shpeshta dhe reshje shiu në disa zona, temperaturat do të arrijnë deri në 31 gradë Celsius, çka e bën plazhin një destinacion të preferuar për pushuesit. (A2 Televizion)