Plotësimi i vakancave në Kushtetuese, Yuri Kim: Gjykata duhet të jetë gati në fund të vitit

Nga A2 CNN
19 Tetor 2020, 13:28 | Aktualitet
Plotësimi i vakancave në Kushtetuese, Yuri Kim: Gjykata duhet të

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, reagoi edhe njëherë tjetër për procesin e plotësimit të vakancave për Gjykatën Kushtetuese.

Pasi vlerësoi Presidencën dhe Kuvendi për publikimin e listës së kandidatëve, ambasadorja Kim i kërkoi Këshillit të Emërimeve t’i vlerësojë ata sa më shpejt pasi Gjykata Kushtetuese duhet të jetë gati në fund të këtij viti.

“Presidenca dhe Parlamenti kanë publikuar tashmë listat respektive të kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese. Duartrokasim të gjitha ata që i janë përgjigjur thirrjes për të shërbyer. Ne inkurajojmë Këshillimin e Emërimeve në Drejtësi që të nisë sa më shpejt punën për vlerësimin e kandidatëve. Shqipëria duhet të ketë një Gjykatë Kushtetuese deri në fund të vitit”, u shpreh ambasadorja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos