
Një shqiptar është vrarë mëngjesin e sotëm në Strasburg të Francës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:30, ndërsa viktima është qëlluar në rrugë me dy plumba, një në kraharor dhe një në kokë.
Sipas mediave franceze, shqiptari ende i paidentifikuar është rreth të gjashtëdhjetave, ndërsa dyshimet e para janë se ekzekutimi ka ndodhur për larje hesapesh.
Autori është shpallur në kërkim, ndërsa policia ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen. (A2 Televizion)