"Plumbi i Artë", fotoja e oficerit në celularin e Dumanit, policia nuk e merr në mbrojtje

Nga A2 CNN
1 Qershor 2022, 13:02 | Kronikë
"Plumbi i Artë", fotoja e oficerit në celularin e Dumanit,

Prokuroria e Posaçme ka marrë në pyetje Nuredin Dumanin lidhur me një foto të një drejtuesi policie gjetur në celularin e tij. Mësohet se një foto e ish-shefit të Hetimit në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit u gjet në celularin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, ndërsa diçka e tillë ka vënë në alarm hetuesit.

Oficeri në policinë e Elbasanit që prej vitit 2019 transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

Burime pranë uniformave blu i thanë A2 CNN se oficeri ka kërkuar mbrojtje, por diçka e tillë nuk i është dhënë, kjo me motivacionin se nuk ndodhet në rrezik për jetën.

Ende nuk dihet se cilat kanë qenë shpjegimet e bashkëpunëtorit të drejtësisë lidhur me ekzistencën e fotos, por në raste të ngjashme nga deklarimet e tij, fotot mbërrinin në celular si porosi për eliminimin e personave të ndryshëm. Dosja “Plumbi i Artë” ka bërë që një seri ngjarjesh kriminale të zbardhen, por një pjesë e të dyshuarve kanë arritur t’i shmangen drejtësisë. Kjo ka bërë që edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore të nisë hetime për dekonspirim të aksionit për arrestimin e tyre. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/05/30/vrasja-e-ramazanit-dhe-runajt-nis-procesi-gjyqesor-ndaj-3-personave-spak-kerkon-deshmine-e-24-deshmitareve/
https://a2news.com/2022/05/20/nga-40-ne-500-mije-euro-rrefimi-i-dumanit-per-pagesat-e-krimeve/
https://a2news.com/2022/05/20/operacioni-i-spak-berisha-akti-me-madhor-i-dekonspirimit-pas-pendimit-te-dumanit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos