Po e ndiqte policia, ndalon dy herë për t’u furnizuar me karburant

Nga A2 CNN
21 Tetor 2020, 14:16 | Kapur në kamera
Po e ndiqte policia, ndalon dy herë për t’u furnizuar me

Po ndiqej nga policia, por për dy orë i bëri efektivët të vinin rrotull pa ia dalë që ta kapnin, madje duke ndaluar edhe dy herë për të mbushur makinën me karburant. Ngjarja e pazakontë ndodhi të martën në El Monte, në Luginën San Gabriel, Kaliforni.

Shoferi i një makine Audi, i cili dyshohej se kishte kryer një grabitje, po ndiqej nga efektivët e Sherifit të Kontesë së Los Anxhelosit, ndërsa ai ecte i shkujdesur në mes të trafikut. Në një moment, të kapur në kamera nga helikopteri, ai shihet teksa ndalon në një pikë karburanti për të mbushur makinën, madje shihet edhe teksa del nga dyqani, ndoshta pasi ka paguar për karburantin.

Duke parë mënyrën e rrezikshme sesi ai po ngiste makinën, autoritetet vendosën të ndërprisnin ndjekjen, duke e lënë që të largohej.

A2 CNN Livestream

Latest Videos