Policia e Tiranës njoftoi se dy persona, duke eksploruar natyrën, dyshohet se kanë rënë nga lartësia pasditen e së shtunës, në zonën e quajtur “Syri i Ciklopit”.
Bëhet fjalë për shtetasit D. K., 50 vjeçe dhe K. K., 80 vjeç. Falë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, shërbimit mjekësor dhe emergjencave, është bërë e mundur nxjerrja e dy shtetasve të dëmtuar, dhe dhënia e ndihmës së parë.
Duke vlerësuar rrezikun për transportimin e të dëmtuarve me barrelë, nga vendi ku kishin rënë, deri te ambulanca, është bërë e mundur që me një helikopter, të transportohen për në Spitalin e Traumës. (A2 Televizion)