"Viktima në Kolanec nuk dinte të shkruante dhe të lexonte", zbardhen detaje të tjera nga vrasja e 26-vjeçarit

Nga A2 CNN
18 Qershor 2022, 13:13 | Kronikë
"Viktima në Kolanec nuk dinte të shkruante dhe të

Burime të siguruara për A2 CNN bëjnë me dije se 26-vjecari kishte njohje me një vajzë me të cilën komunikonte vazhdimisht. Për këtë autorët i kanë kërkuar të riut të mos e vazhdojë këtë lidhje, por 26-vjeçari nuk e ka ndërprerë.

Në këto kushte, sipas të njëjtave burime autorët i janë drejtuar babait të viktimës, por as presioni i babait nuk e ka ndaluar 26-vjeçarin të ndërpriste bisedën me vajzën.

Ajo çfarë dihet është se djali nuk kishte mbaruar as shkollën 9-vjeçare, madje nuk dinte as të shkruante dhe as të lexonte.

Sipas banorëve viktima nuk lëvizte nga fshati i tij. Ai merrej vetëm me prerje të lëndës drusore bashkë me babain. Ka qenë motra e 26-vjeçarit e cila jeton në kryeqytet ajo që ka detyruar babain të denoncojë zhdukjen e djalit.

Martin Çeço u gjet dy ditë më parë i mbytur në rezervuarin e fshatit Kolanec në Maliq të Korçës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos