Anarki në Florida e Kaliforni, motoçiklistët “pushtojnë” rrugët, një i vdekur

Nga A2 CNN
19 Janar 2021, 14:33 | Kapur në kamera

Qindra motoçiklistë dhe drejtues të mjeteve të tjera motorike shkaktuan kaos në rrugët e Majamit të hënën, pasi kishin organizuar një event të paligjshëm, të quajtur “Gomat lart, armët poshtë”.

Ata u kapën në kamera duke ngarë motorët në mënyrë të rrezikshme dhe duke ecur në drejtim të kundërt. Zyra e sherifit të kontesë Brauard tha se “pushtimi” i paligjshëm i rrugëve ndodh çdo vit në ditën e Martin Luther King dhe ka nisur për nder të një motoçiklisti të mbetur të vrarë në një aksident. Megjithatë, përpos qëllimit të mirë, zyra e policisë së Majamit tha se ata që kanë shpëtuar pa u arrestuar të hënën, të presin që shumë shpejt t’u trokasë policia në derë.

Ndërkohë, skena edhe më kaotike u regjistruan të dielën në Kaliforni, ku qindra motoristë bllokuan rrugët në San Francisko. Një 20-vjeçar humbi jetën pas një aksidenti me motorin e tij, ndërsa qindra makina mbetën të bllokuara në trafik për shkak të kaosit të shkaktuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos