Rrihen dy mjekë në spitalin e Kukësit, arrestohet 31-vjeçari, kërkohet i vëllai

Nga A2 CNN
14 Mars 2023, 10:12 | Kronikë
Rrihen dy mjekë në spitalin e Kukësit, arrestohet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kukës, pikërisht në ambientet e spitalit të qytetit verilindor.

Forcat e rendit kanë arrestuar në flagrancë një shtetas 31-vjeçar, me inicialet I.V. i cili akuzohet për dhunë ndaj dy mjekëve. E njëjta akuzë rëndon edhe mbi vëllanë e tij 41-vjeçar, shtetasin H.V., i cili është ende në kërkim.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos