“Po punohej fort dhe në mënyrë të kamufluar kundër meje”, reagon prokurori Anton Martini

Nga A2 CNN
11 Qershor 2021, 09:58 | Aktualitet
“Po punohej fort dhe në mënyrë të kamufluar

Prokurori Anton Martini ka reaguar pas shkarkimit ditën e djeshme nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit (KPA).

Sipas tij, ai ishte i përgatitur për këtë vendim, sepse "kishte të gjitha të dhënat e nevojshme që po punohej fort dhe në mënyrë të kamufluar kundër meje”.

https://a2news.com/2021/06/10/kpa-shkarkon-nga-detyra-anton-martinin/

“Me këtë, nuk dua ta mbivlerësoj për asnjë moment veten time, më besoni. Dje, shteti im më "pushkatoi" mua dhe familjen time, në mënyrë krejt të padrejtë e të pabesë, shtet për të cilin, prej 23 vitesh punova shumë shumë fort, duke u munduar të ruaj e të mos cenoj për asnjë moment besimin ndaj qytetarëve të mi. Dje, faktori ndërkombëtar dështoi të monitorojë procesin kompleks ndaj meje, rol të cilin parlamentarët e vendit tim, j'ua besuan nëpërmjet dispozitave kushtetuese. Jam sigurisht i mërzitur nga vendimi i djeshëm, por pavarësisht kësaj, dua që sot, të falënderoj çdo mik dhe bashkëpunëtor timin, që kam pasur ndër vite, me të cilët kemi ndarë orët e gjata dhe netët pa gjumë, për të punuar që ky vend të bëhej më i sigurt. Falënderoj nga zemra çdo qytetar që më ka mbështetur me fjalë e komente gjatë kësaj periudhe, të cilët kanë besuar te parimet që unë mbroj”, shkruan Martini në rrjetet sociale.

Prokurori i shkarkuar shtoi se do të vijojë betejën ligjore: “Beteja ime ligjore do vazhdojë, me shpresë, që e drejta e cenuar, të vihet në vend. Duke e përfunduar këtë përshëndetje me plot emocion nga unë, dua ta mbyll me një pasazh nga një bashkëbisedim që pata mbrëmë në orët e vona, me një mikun tim të ardhur nga larg në shenjë solidariteti me familjen time në këto momente, i cili më pyeti: "Këta që të kanë rënë në qafë ty dhe fëmijëve të tu, si mund t'i zëjë gjumi të qetë"? - e si përgjigje nga unë, mori një shprehje biblike e cila mu kujtua në çast: " Fali o Zot se nuk dinë çfarë bëjnë!”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/06/10/ne-mbrojtje-policore-prej-vitesh-karriera-dhe-pasuria-e-deklaruar-e-prokurorit-anton-martini/

A2 CNN Livestream

Latest Videos