Trofeu i përbashkët Shqipëri-Kosovë, Trepça mposht Tiranën dhe fiton Superkupën Mbarëkombëtare

Nga A2 CNN
7 Tetor 2022, 17:32 | Sporte të tjera
Trofeu i përbashkët Shqipëri-Kosovë, Trepça mposht

Trepca është fituese e superkupës mbarëkombëtare pasi mposhti Tiranën me shifrat 52-92 në Mitrovicë. Eventi që bashkonte dy skuadra shqiptare dhe dy kosovare dhuroi një atmosferë spektakolare pasi tifozët dardanët kishin mbushur shkallët e pallatit të sportit.

Pavarësisht rezultati, ky duel vëllazëror solli emocione pasi tifozët mitrovicas kishin përgatitur edhe një koreografi speciale me legjendat e historisë shqiptare, Skënderbeu, Adem Jashari dhe Isa Boletin.

Sa i përket historisë së ndeshjes, dardanët ishin dukësh më mirë . Andrew Gordon dhe Erjon Kastrati me nga 16 pikë ishin më të mirët n ëparket për skuadrën e Trepca, kurse për Tiranën u veçua Seta Brown i cili shënoi 15 pikë.

https://a2news.com/2022/10/04/superkupa-mbarekombetare-basketbolli-bashkon-shqiperine-dhe-kosoven-ne-nje-trofe/

Në këtë mënyrë, Tirana humb finalen e dytë për këtë sezon, pas disfatës në Kupën e Federatës, ku bardheblutë u mundën nga Besëlidhja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos