Mundja sjell tjetër medalje për Shqipërinë

Nga A2 CNN
6 Tetor 2022, 16:22 | Sporte të tjera
Mundja sjell tjetër medalje për Shqipërinë

Në Kampionatin Botëror të Mundjes për veteranë, në Plovdiv të Bullgarisë, Mirash Pali ka zënë vendin e tretë në podium.

Mirash Pali ka konkurruar në peshën 78kg, në stilin e lirë të mundjes.

Në një postim në rrjetet sociale, Federata Shqiptare e Mundjes shkruan: “Dita-ditës po shohim me sytë tanë që sporti i mundjes në Shqipëri po arrin majat në kompeticionet botërore. Falenderim i madh shkon për sportistin Mirash Pali, i cili bëri krenar flamurin tonë shqiptar”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos