Pogradeci në piktura, 20 artistë nga bota bëhen bashkë në një koloni artistike

Nga A2 CNN
24 Janar 2023, 13:39 | Kulturë
Pogradeci në piktura, 20 artistë nga bota bëhen bashkë

Nuk është hera e parë që Pogradeci vlerësohet si një ndër vendet më piktoreskë për artistët vizualë. Qyteti ka pritur këtë fillimviti dhjetëra piktorë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Egjipti të cilët u bashkuan në një koloni artistike.

Përditë me radhë, ata hodhën në telajo punime të ndryshme nga kënde të ndryshme të qytetit si dhe abstraksione. Për Sajmir Ahmetin, i cili organizon këtë koloni Pogradeci mbetet një “Muzë” në artin viziv për çdo piktor.

Raghda Ahmed Elmohandes, piktore nga Egjipti dhe Amire Demolli nga Prishtina e kanë gjetur veten mjaft mirë në këtë koloni, ato shprehen se jo vetëm kanë pikturuar, por kanë shkëmbyer eksperienca mjaft interesante me kolegët.

Ky është viti i 14 që kjo koloni organizohet radhazi në Pogradec dhe çdo vit ka sjellë artistë nga shumë vende të botës. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për 10 ditë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos