Ripërkthimet e klasikëve

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2022, 22:00 | Kulturë
Ripërkthimet e klasikëve

Vetëm dy vite më parë nisën ripërkthimet. Në fillim debate ishte i madh. Mira Meksi apo Shvarc, për çfarë e duam një përkthim të ri të Markezit kur kemi gjuhën e mjeshtrit Shvarc?

Në kryet të vitit tjetër ky debat kishte marrë nota pak më serioze. Sepse nuk ishte çështja që një ripërkthim të kundërshtojë tjetrin, por për dhjetëra detaje që nuk kanë lidhje as me Shvarcin dhe aq me ndonjë mjeshtër tjetër të gjuhës shqipe në përkthim.

Ditë pas dite renditeshin dhe lakoheshin nga njerëzit e letrave shqipe arsyet pse na duhet ripërkthimi i një vepre. Imagjinoni librat e përkthyer gjatë viteve të komunizmit… sado mjeshtër të mund të ketë qenë një përkthyes, liria që kishte letërsia jashtë Shqipërisë ishte e cenuar në vendin tonë.

Nëse do të flasim për një kapitull ku përmendet Zoti, besimi fetar apo katedralet apo ndonjë formë tjetër e besimeve, në Shqipëri, këto kapituj duhet të ishin përkthyer ndryshe, sepse ishte koha kur Shqipëria kishte prerë çdo lidhje me të shenjtën.

Detyrimisht, atë periudhë jot ë paktë kanë qenë librat që janë përkthyer dhe kapituj të tërë janë zhdukur.  E njëjta gjë mund të thuhet me kapitujt që dukeshin pak më erotikë se sa lejonte romantizmi në kufijtë që vendoste realizmi socialist.

Sot, këto vepra të veshura e të mbuluara kokë e këmbë me idealet, normat, rregullat e dogmat e atij arti, sot kanë nevojë të zbulohen, të dalin të vërteta ashtu sikurse i kanë shkruar autorët dhe ashtu sikurse i njeh e gjithë bota.

Një tjetër arsye shumë e fortë që synon ripërkthimin e veprave, sidomos klasikët është edhe fakti që shumë prej tyre janë përkthyer nga një gjuhë e dytë. Markezi, ishte përkthyer nga gjermanishtja, ndërsa tani lexuesi e gjen nga gjuha e parë.

Por, ripërkthimi ka vlerë edhe për një tjetër arsye. Studiuesit tanimë kanë në dorë të njohin dhe të krahasojnë përkthimet e ndryshme, duke rrëfyer vlerat e secilit, sigurisht edhe për të orientuar lexuesin drejt asaj gjuhe me të cilën po jeton sot letërsia në shqip. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos