
Max Verstappen jep sërish një sinjal të fortë që tregon se lufta për titull këtë vit në Formula 1 do të jetë shumë më e paqartë. Është fitorja e katërt e tij, e treta, ne 4 garat e fundit.
Holandezi i Red Bull triumfoi në Çmimin e Madh të Stirisë në Austri, duke dominuar gjatë gjithë garës, i ndjekur nga dyshja e Mercedes Lewis Hamilton dhe Valtteri Bottas.
Shoku i ekipit të Verstappen, meksikani Sergio Perez mori vendin e katërt, ndërkohë që konfirmohet si talent Lando Norris me Mc Laren, nëvendin e 5-të.
Ndërkohë dy Ferrarit ndodhen në vendin e 6 dhe të 7, me Leclerc që është gjithsesi protagonist i një gare te bukur pas një aksidenti në fillim.
Verstappen kryeson renditjen me 156 pikë, i ndjekur nga kampioni i botës Hamilton me 138 pikë. (A2 Televizion)