Nipi i Muhamed Ali ndjek hapat e gjyshit

Nga A2 CNN
25 Qershor 2021, 12:09 | Sporte të tjera

Nipi i Muhamed Ali, Nico Ali Walsh, do të ngjitet në ring për herë të parë si profesionist më 14 gusht, duke ndjekur kështu hapat e gjyshit të tij, që konsiderohet si boksieri më i madh i historisë.

20-vjeçari është djali i vajzës së Muhamed Ali, Rasheda Ali Walsh, dhe deri tani është ndeshur në nivel amatorial rreth 30 herë.

“Jam i lumtur pasi po bëj atë që dëshiroj të bëj. Kontrata që kam firmosur është realizimi i një ëndrre. Mezi po e pres 14 gushtin”, tha nipi i legjendës së boksit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos