Kaos në Tour de France, me dhjetëra çiklistë përfshihen në një aksident

Nga A2 CNN
26 Qershor 2021, 20:10 | Sporte të tjera

Me dhjetëra çiklistë janë përfshirë në një aksident në Tour de France. Shkak është bërë një tifoz, i cili doli në rrugë me një pankartë në dorë.

Ngjarja ndodhi këtë të shtunë në Brest të Francës. Tony Martin ishte i pari që humbi kontrollin e biçikletës pasi u përplas me krahun e tifozit, ndërsa menjëherë me dhjetëra çiklistë të tjerë u rrëzuan, disa prej të cilëve u detyruan të lënë garën.

Tifozi në pankartë kishte një përshëndetje për gjyshërit në frëngjisht. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos