Policia arreston të shumëkërkuarin për trafik ndërkombëtar narkotikësh

Nga A2 CNN
2 Janar 2020, 11:12 | Kronikë
Policia arreston të shumëkërkuarin për trafik

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një person, i kërkuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Pas informacioneve të marra në rrugë informative, në bashkëpunim me forcat “Shqiponja”, u bë i mundur arrestimi në rrugën  “Muhamed Gjollesha” i 43-vjeçarit G.R.

Gjykata e Krimeve të Rënda kishte caktuar masën e sigurisë arrest me burg për G.R për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos