Një banesë në lagjen “Partizani”, në qytetin e Vlorë është djegur si pasojë e një zjarri në orët e para të mëngjesit të ditës së enjte.
Nga zjarri, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por dëmet në banesë kanë shumë të mëdha, kjo edhe për shkak pasi zjarrfikësit e kanë pasur të pamundur të ndërhyjnë sepse në atë zonë të lagjes makinat nuk mund të hyjnë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri në banesë është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. (A2 Televizion)