Policia e Elbasanit operacion për armë dhe municione, pranga një 44-vjeçari

Nga A2 CNN
29 Janar 2022, 10:29 | Kronikë
Policia e Elbasanit operacion për armë dhe municione, pranga një

Policia e Elbasanit ka zhvilluar një operacion për goditjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, apo që i mbajnë në banesë pa leje. Në pranga ka rënë një 44 vjeçar, ndërsa janë në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri kallashnikov, një pushkë sportive me dylbi, municion luftarak dhe sende të tjera të kundraligjshme.

Njoftimi i Policisë

Në zbatim të planit të masave për kontrollin e personave që mbajnë armë pa leje, bazuar në  informacionet e  siguruara në rrugë operative dhe ndjekjen me metoda proaktive, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Kral”  në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-G.D., 44 vjeç, banues në lagjen “Visarion Xhuvani”  Elbasan.

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të banesës së 44-vjeçarit, gjetën e sekuestruan një armë zjarri kallashnikov, një pushkë sportive me dylbi, rreth 500 copë fishekë  luftarak për pistoletë, kallashnikov e mitraloz, një përforcues grushti, një thikë dhe 7 karikatorë.

Provat e mësipërme janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore në Tiranë për t'u ekzaminuar nëse janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale.

Gjithashtu po vazhdon puna për dokumentimin e mëtejshëm ligjor të kësaj ngjarje dhe të aktivitetit kriminal të këtij shtetasi nëse është i implikuar në ngjarje  kriminale të ndodhura më parë.

Materialet  i kaluan për veprime të mëtejshme hetimore  Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe  prodhimi i armëve,  armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos