Policia i vendos letrën Teatrit: Pronë e Bashkisë

Nga A2 CNN
13 Maj 2020, 18:07 | Aktualitet
Policia i vendos letrën Teatrit: Pronë e Bashkisë

Policia Bashkiake ka shkuar të mërkurën në ambientet e Teatrit Kombëtar për të vendosur një letër përshkruese ku tregohet se ky institucion kalon tashmë zyrtarisht në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

Prania e shtuar e forcave të Policisë Bashkiake pranë Teatrit ka nxitur menjëherë reagimin e aktivistëve të Aleancës për Teatrin të cilët janë mbledhur menjëherë duke mos njohur synimet e efektivëve.

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e fundit ia kaloi pronësinë e Teatrit dhe truallit të tij bashkisë së Tiranës me qëllim për ndërtimin e një godine të re dhe multifunksionale, por pa të drejtë për ta tjetërsuar këtë pasuri apo t’ia japë një pale të tretë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos