Raporti vjetor 2019, KLP: Vetingu po boshatis prokurorinë

Nga A2 CNN
13 Maj 2020, 15:18 | Aktualitet
Raporti vjetor 2019, KLP: Vetingu po boshatis prokurorinë

Procesi i vetingut po pakëson ndjeshëm numrin e prokurorëve në sistem, duke ngadalësuar punën në prokuroritë e vendit. Shqetësimi ngrihet në raportin vjetor të vitit që lamë pas të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të dërguar në Kuvend më 5 maj.

Sipas raportit, në gjithë prokuroritë e vendit janë të planifikuar për të ushtruar detyrën në total 336 prokurorë. Ndërkohë, në sistem deri në fund të vitit 2019 ndodheshin vetëm 284 të tillë. Raporti thekson se diferenca prej 52 prokurorësh tregon boshllëkun në sistem, që kanë ardhur për disa arsye, ku më kryesorja kanë shkarkimet e prokurorëve nga Shkalla e Parë dhe e Dytë e vetingut.

Ndërsa verifikimi i pasurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve që synojnë pozicione në organet e reja të sistemit të drejtësisë për llogari të procesit të vetingut mund të konsiderohet i përfunduar. Fakti u pohua nga kreu i ILDKPKI, Shkëlqim Ganaj gjatë raportimit vjetor 2019 para Komisionit të Ligjeve në Kuvend. Sipas raportit të KLP, gjatë vitit 2019, 5 prokurorë në prokurori të ndryshme të vendit janë ndier të kërcënuar nga krimi. Për ta dhe familjet e tyre është dhënë mbrojtje e veçantë policore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos