Trajtimi financiar i policëve, Fishta: Nenet që kundërshtojmë, antikushtetuese

Nga A2 CNN
13 Maj 2020, 14:35 | Aktualitet
Trajtimi financiar i policëve, Fishta: Nenet që

Projektligji për trajtimin financiar të punonjësve të policisë bie ndesh me ligjin ekzistues për policinë, ndërsa është antikushtetues.

Ky është mendimi i kreut të Sindikatës së Policisë, Sadedin Fishta, i cili thotë se miratimi i këtij projekti abuzues bëhet vetëm për të larguar nga radhët e uniformave të gjithë ata që janë të padëshiruar nga eprorët e tyre.

Miratimi i këtij ligji, sipas Fishtës, ka probleme si është trajtuar, pasi dalja e policëve në pension nuk duhet të kryhet me kërkesë të titullarit, por vetëm me kërkesën e tyre. Ligji nga ana tjetër detyron efektivët se pavarësisht se largohen, të punojnë me 700 orë në vit shërbim, e cila, sipas Fishtës, është shkelje e Kodit të Punës dhe Ligjit të Policisë.

Efektivët e policisë që do të dalin në pension do të trajtohen financiarisht në masën 50% të pagës mujore neto, në momentin e ndërprerjes së marrëdhënieve të punës. Ligji për trajtimin financiar është në fazën e diskutimeve në Komisionin e Sigurisë, ku ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, tha se policia shqiptare është e plakur në krahasim me popullsinë.  (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/05/08/trajtimi-financiar-per-policet-lleshaj-jemi-polici-e-plakur-ne-raport-me-popullsine/

A2 CNN Livestream

Latest Videos