
Policia ka dalë me një deklaratë zyrtare në lidhje me vrasjen që ndodhi mbrëmjen e së mërkurës pranë stadiumit të qytetit.
Policia bën të ditur se vrasja ka ndodhur rreth orës 21:50, në lagjen “Kongresi”. Sipas policisë, gjatë një konflikti për motive të dobëta midis disa të rinjve, dyshohet se shtetasi K.SH, rreth 20 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi Madrit Ulqinaku, 33 vjeç, banues në Elbasan.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, së bashku me grupin hetimor. Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit. (A2 Televizion)