Policia kineze burgos protestuesit duke gjurmuar sinjalet telefonike, iu fshin mesazhet dhe fotot

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2022, 08:19 | Bota
Policia kineze burgos protestuesit duke gjurmuar sinjalet telefonike, iu fshin

Autoritetet kineze po përdorin të dhënat telefonike për të gjurmuar dhe identifikuar protestuesit, të cilët dolën në demonstratë kundër masave të forta të qeverisë për shkak të Covid-19 në Pekin. Kjo i referohet një telefonate të regjistruar mes një protestuesi dhe policisë.

Qindra protestues vërshuan përgjatë lumit Liangma në Pekin të dielën mbrëma, duke bërë thirrje për një mbyllje të testeve të vazhdueshme anti-covid dhe mbylljes si pasojë e koronavirusit.

Protestat në zemër të Kinës përfunduan në mënyrë paqësore në orët e para të së hënës, por disa protestues thonë se kanë marrë telefonata nga policia për t'u pyetur në lidhje me pjesëmarrjen e tyre.

Madje një protestues tha për CNN se kishte marrë një telefonatë nga oficerët e policisë, të cilët i bënë atij me dije se gjurmë të sinjalit të celularit të tij janë konstatuar në afërsi të zonës ku është mbajtur protesta.

Disa prej protestuesve të shoqëruar nëpër komisariatet përkatëse të policisë, pasi u morën në pyetje, atyre iu morën edhe celularët nga oficerët, të cilët i fshinë rubrikën e fotove dhe aplikacionin e rrjeteve sociale, WeChat. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/01/protestat-e-dhunshme-ne-kine-terhiqen-autoritetet/

A2 CNN Livestream

Latest Videos