Policia ndërhyn për të shmangur krimin në familje, zbulon 27 granata

Nga A2 CNN
27 Korrik 2019, 11:09 | Kronikë
Policia ndërhyn për të shmangur krimin në familje, zbulon 27

Ndërhyrja e policisë për të parandaluar një krim në familje në Elbasan ka çuar në zbulimin e 27 granatave ofensive dhe difensive.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bizhutë e Poshtme në Elbasan ku policia iu përgjigj një telefonate për një konflikt të mundshëm në familje që mund të përshkallëzohej më tej.

Efektivët e policisë shkuan në banesën e shtetasit F.M. i cili kërcënonte se do të vriste familjarët e tij. Gjatë kontrollit policia zbuloi se 36-vjeçari fshihte në banesë dhe 27 granata ofensive dhe difensive.

F.M. u arrestua në kushtet e flagrancës dhe përballet me veprat penale të prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe dhunës në familje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos