Eksploziv lokalit te “Komuna e Parisit”

Nga A2 CNN
26 Korrik 2019, 08:46 | Kronikë

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer mëngjesin e së premtes në rrugën “Komuna e Parisit” në Tiranë duke shkaktuar panik tek banorët e zonës.

Lënda shpërthyese ishte vendosur në derën e jashtme të një lokali duke shkaktuar dëme të vogla materiale. Nga shpërthimi janë dëmtuar dhe 2 automjete të parkuara pranë lokalit.

Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje dhe policia ka marrë në pyetje pronarin e biznesit për të zbardhur detaje apo ndonjë konflikt të mëparshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos