Policia në zgjedhje, nga 1 efektiv për çdo qendër votimi, në sitë personat në kërkim

Nga A2 CNN
25 Prill 2021, 15:02 | Politikë
Policia në zgjedhje, nga 1 efektiv për çdo qendër votimi,

Në të gjithë vendin janë 92 Komisione Zonale të Administrimit Zgjedhor dhe 5199 qendra votimi, ndërsa Policia e Shtetit do të angazhojë për to 5427 punonjës policie. Sipas drejtorit të rendit dhe sigurisë publike, Ylli Vasili, mbi 7500 efektivë policie të të gjitha niveleve janë trajnuar për procesin zgjedhor në Shqipëri, ndërsa Policia e Shtetit ka përcaktuar një plan të detajuar masash, të ndarë në 4 faza.

Ajo që vihet re është se një numër i lartë i policisë kriminale, rreth 700 efektivë, janë trajnuar në detyra gjatë procesit zgjedhor, por sipas drejtorit të rendit dhe sigurisë publike diçka e tillë nuk bëhet vetëm për zgjedhjet, por edhe për personat me rekorde kriminale apo të shpallur në kërkim.

Nga ana tjetër, Policia e Shtetit ka marrë një plan bashkëveprimi edhe me Ministrinë e Mbrojtjes për të ruajtur objektet e sigurisë së veçantë, ndërsa Garda e Republikës do të angazhohet me kandidatët për deputetë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos