Vrasja e 17-vjeçares në vitin 2018, Apeli lë të pandryshuar vendimin për dy autorët

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2022, 17:04 | Kronikë
Vrasja e 17-vjeçares në vitin 2018, Apeli lë të

Gjykata e Apelit ka lënë të pandryshuar dënimin për dy personat  e shpallur fajtor për vrasjen e 17-vjeçares Griselda Gjikola, dhe plagosjen e mikut të saj Erion Benga, një ngjarje e ndodhur më 26 dhjetor 2018.

Dy të akuzuarit për këtë ngjarje, R.P. dhe R.M, janë dënuar me burgim të përjetshëm dhe me 23 vite burg respektivisht, nga Gjykata e Tiranës, në 28 prill 2021. Më 14 shkurt 2022, Apeli la në fuqi vendimin.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga avokati M.I, në cilësinë e përfaqësuesit të të pandehurit me iniciale R.P i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, duke ndryshuar cilësimin juridik të veprës nga ajo e “Vrasjes në rrethana cilësuese” në atë të “Vrasjes nga pakujdesia”, si dhe mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri me iniciale R.M, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, duke ndryshuar cilësimin juridik të veprës nga ajo e “Vrasjes në rrethana cilësuese” kundër dy ose më shumë personave në bashkëpunim, në atë të “Kanosjes” dhe “Moskallzimit të krimit”.

https://a2news.com/2018/12/26/ngjarja-e-rende-e-laprakes-policia-identifikon-nje-prej-autoreve/

Vrasja e adoleshentes Me datë 26.12.2018, Shërbimet e Policisë të Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.3, Tiranë kanë marrë njoftim, se në vendin e quajtur “Pallatet Gintash”, në zonën e Laprakës, ishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti, ku për pasojë kishte vdekur një person dhe ishte plagosur një person tjetër. Në Spitalin e Traumës ka shkuar për ndihmë mjekësore, viktima me iniciale Griselda Gjikola, e cila kishte ndërruar jetë në ambientet e këtij spitali. Ndërsa, personi tjetër i plagosur është identifikuar si shtetasi me iniciale Erion Benga. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos