
Një ish luftëtar i Shtetit Islamik nga Britania ka pranuar fajin në një gjykatë të Shteteve të Bashkuara për vrasjen e 4 pengjeve amerikanë.
Aleksanda Kotej, akuzohet për pjesëmarrje në një celulë të ISIS të quajtur “The Beatles”, e cila u përfshi në pengmarrje në Irak dhe Siri.
Kjo celulë terroriste është përgjegjëse dhe për prerjen e kokave të një numri pengjesh nga perëndimi dhe Japonia.
37-vjeçari Kotej pranoi fajin për të tetë akuzat dhe mund ta kalojë të gjithë pjesë e mbetur të jetës në burg. Pjesë e procesit gjyqësor është edhe një anëtar tjetër i celulës “The Beatles”, 32-vjeçari El Shafee Elsheikh.
Ky i fundit akuzohet mes tjerash për vrasjen dy britanikëve që po dërgonin ndihma në Siri dhe Irak si dhe të dy shtetasve nga Japonia. (A2 Televizion)