
Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Mizë të Divjakës. Policia njofton se një 40-vjeçar ka përplasur për vdekje një këmbësore 69-vjeçare.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:30m, ndërsa këmbësorja ndërroi jetë në spitalin e Lushnjës si pasojë e plagëve të marra.
Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit me iniciale E. A., dhe po kryhen veprimet procedurale. (A2 Televizion)