“Portland është rrëmujë”, Trump: Kryebashkiaku t'a pastrojë ose do e bëjmë ne

Nga A2 CNN
31 Gusht 2020, 19:45 | Bota
“Portland është rrëmujë”, Trump: Kryebashkiaku

Presidenti amerikan, Donald Trump, vazhdon me sulmet ndaj demokratëve lidhur me trazirat në vend. “Portland është rrëmujë dhe ka qenë kështu prej shumë vitesh. Nëse ky kryebashkiak qesharak nuk e pastron, do ta bëjmë ne për ta”.

Është ky mesazhi i kreut të Shtëpisë së Bardhë i lëshuar përmes “Twitter”-it, i cili i referohet protestës në Oregon, ku u vra një aktivist i ekstremit të djathtë. Kryebashkiaku i Portland, Ted Wheeler, replikoi menjëherë duke i thënë presidentit se “je ti ai që ka krijuar këtë nivel të përçarjes dhe urrejtjes”.

Sipas Trump, “kryebashkiakët dhe guvernatorët e së majtës radikale të qyteteve ku mbizotëron dhuna e çmendur kanë humbur kontrollin e lëvizjes së tyre.

“Anarkistët dhe agjitatorët kanë marrë në dorë situatën dhe nuk po dëgjojnë më askënd, madje detyruan Joe e ngadaltë jashtë bodrumit”, thekson Trump.

Më herët, presidenti amerikan dhe rivali demokrat, Joe Biden, shkëmbyen akuza dhe fyerje për njëri-tjetrin lidhur me dhunën që shpërtheu gjatë një proteste në Portland. Aty manifestuesit pro-Trump u përleshën me ata të “Black Lives Matter”.

Biden akuzoi Trump se po nxit dhunën. Ndërsa presidenti amerikan i cilësoi pjesëmarrësit në protestë si “patriot të mëdhenj” dhe bëri përgjegjës kryebashkiakun demokrat të Portland për trazirat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos