"Poshtërim publik", Azerbajxhani ekspozon armatimin që luftoi ndaj Armenisë

Nga A2 CNN
26 Prill 2021, 21:30 | Bota

Azerbajxhani ka hapur një muze për të përkujtuar luftën e tij gjashtë-javore me Armeninë mbi rajonin e Nago-Karabakut vitin e kaluar.

Parku “Spoils Of War” në kryeqytetin, Baku, mban armë, forca të blinduara dhe automjete të kapura nga forcat armene. Në muze tregohen gjithashtu helmetat armene, tanke dhe manekinë me uniforma armene.

Ky muze ka zemëruar Armeninë, e cila ka akuzuar Azerbajxhanin për "intolerancë dhe ksenofobi". Armenia tha se hapja e kësaj ekspozite kishte për qëllim "poshtërimin publik" të viktimave dhe të burgosurve të konfliktit, por kjo akuzë u refuzua nga Azerbajxhani, i cili tha se kishte të drejtë të "përjetësonte" fitoren e saj.

Më shumë se 5,000 persona u vranë dhe shumë të tjerë u zhvendosën para se të arrihej një marrëveshje paqësore në nëntor.

Nagarab-Karabaku njihet si pjesë e Azerbajxhanit, por shumica e njerëzve të tij janë armenë etnikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos