Tragjedi në spital, zjarri përfshin pavionin ku kuroheshin pacientët me Covid, mbi 80 të vdekur

Nga A2 CNN
26 Prill 2021, 04:27 | Bota

Të paktën 82 persona janë konfirmuar të vdekur pas një zjarri të rënë në një spital ku trajtoheshin pacientë të prekur me koronavirus në kryeqytetin e Irakut, Bagdad.

Më shumë se 100 persona të tjerë pësuan djegie dhe vështirësi në frymëmarrje në spitalin Ibn Khatib.

Pamje të rënda janë shpërndarë në rrjetet sociale me njerëzit që tentojnë të largohen nga godina në flakë, ndërsa zjarrfikësit mundohen të japin ndihmesën e tyre në vënien nën kontroll të zjarrit.

Kryeministri i Irakut Mustafa al-Kadhimi urdhëroi një hetim të plotë mbi këtë tragjedi të rëndë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos