Ulet numri i të infektuarve me koronavirus në Itali

Nga A2 CNN
26 Prill 2021, 17:46 | Bota
Ulet numri i të infektuarve me koronavirus në Itali

Italia shënoi një rënie të numri të personave të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit edhe pse duhet thënë se edhe numri i testimeve ishte më i ulët nga ditët e tjera.

Kështu nga 145 mijë tamponë të kryer 8444 prej tyre rezultuan pozitivë, ndërsa 301 persona humbën jetën. Niveli i pozitivitetit ka shkuar në 5.8%.

Aktualisht, në repartet e terapisë intensive në të gjithë Italinë ndodhen të shtruar 2849 persona, 132 prej të cilëve u shtuan në ditën e fundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos