Hetimi i gjyqtarëve të Dajtit, Berisha sulmon SPAK: Mori urdhër nga Rama

Nga A2 CNN
6 Janar 2020, 19:15 | Politikë
Hetimi i gjyqtarëve të Dajtit, Berisha sulmon SPAK: Mori urdhër

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka sulmuar Strukturën e Posaçme Antikorrupsion, që kërkoi pushimin e çështjes ndaj tre gjyqtarëve që anuluan dënimin e përjetshëm për Dritan Dajtin.

Berisha e konsideroi tërheqjen e prokurorit të SPAK një vendim kriminal dhe të urdhëruar nga kryeministri Edi Rama. Në një mesazh nga rrjetet sociale, Berisha sulmoi Prokurorinë e Posaçme për faktin se sot numëron 8 nga 10 prokurorë që duhet të kishte në përbërje.

Sipas Berishës, 8 prokurorët, u zgjodhën në kundërshtim flagrant me Kushtetutën, pasi u seleksionuan për tre vite me radhë bazuar në kritere politike.

Ish-kryeministri thotë se ky është një fillim kriminal nga një bandë antikushtetuese. Më herët, Partia Demokratike e kishte përshëndetur ngritjen e Prokurorisë së Posaçme, por ka shprehur rezerva për të shkuarën e kreut të saj Arben Kraja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos