Situata pas tërmetit, Rama: Brenda pak ditësh zgjidhje për ngrohjen në çadra

Nga A2 CNN
6 Janar 2020, 19:25 | Politikë
Situata pas tërmetit, Rama: Brenda pak ditësh zgjidhje për

Kryeministri Edi Rama vizitoi në banesën e re, Marjana Rexhepin, të mbijetuarës nga gërmadhat e tërmetit të 26 nëntorit.

Teksa i shprehu mbështetjen për të kaluar këtë ngjarje të rëndë, Rama u njoh nga prefekti i Durrësit edhe me situatën e banorëve që janë në çadra, duke premtuar që do të ketë ngrohje për të gjithë brenda pak ditësh.

Ndërkohë, në Durrës po punohet intensivit mbi çdo ndërtesë të dëmtuar. Sipas kryeministrit, edhe qendrat shëndetësore kanë marrë vëmendje të veçantë, ndërsa shkollat tha ai, duhet të jenë gati për në shtator.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos