Kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrën e tij inxhinieren Luljeta Bozo, prej së cilës kërkoi ndihmë lidhur me Paketën e Standardeve të Riparimeve.
“Të thuash që është e pabanueshme, duhet të sqarohet që është përkohësisht. Në këto ekipe që shkojnë angazhoni inxhinier me përvojë. Duhet të jenë patjetër në ekipet e vlerësimit”, tha inxhinierja.
Kryeministri, nga ana e tij, e vuri theksin në ashpërsim të ligjit për ndërtuesit.
“S’ka asnjë të dënuar për cenim të lejes së ndërtimit, e dyta, arkitekti dhe inxhinieri duhet të bëhen persona përgjegjës që kur pronari i thotë që ma bëj këtë jashtë lejes, do të thonë ose duhet të mbajnë përgjegjësi do ta rëndojmë pjesë si dhe duhet të bëjmë pastrim me licencat”, tha kryeministri. (A2 Televizion)