Xhenierët e Komandës Mbështetëse të Forcave të Armatosur kanë vijuar punën edhe këtë të enjte për shembjen e godinave të dala jashtë funksioni nga tërmeti i 26 nëntorit, që pati epiqendrën në Durrës.
Në lagjen Nishtulla të Shkozetit, xhenierët e FA shembën me shpërthim të kontrolluar një godinë 4-katëshe.
Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se puna në terren po koordinohet edhe me Prokurorinë, e cila në kuadër të hetimeve të nisura, po mbledh prova materiale përpara shembjes së objekteve.
Shembja e objekteve të klasifikuara të pabanueshme nisi të martën. (A2 Televizion)