Dizenjot e posterave kanë ndikuar prej vitesh jetën tonë. Që nga mesazhet mbi shëndetin seksual deri te parrullat politike. Një libër me titull “100 posterat që ndryshuan botën” tregon historitë pas posterave më klasikë të tre shekujve të fundit. (A2 Televizion)
Posteri i një anijeje skllevërish britanike, i shfaqur në 1788. Pamja rriti ndërgjegjësimin për fenomenin e tmerrshëm të tregtisë së njerëzve. Në fund të viteve 1890, arti nisi të përdorej për të reklamuar produktet. Shembulli më i mirë është ky poster i dizenjuar për revistën franceze "Le Frou Frou". Në vitin 1907, femrat britanike përdorën posterin për të treguar se çfarë pësojnë ato kur kërkojnë të drejtën e votës. "Ne mundemi". Në vitin 1943 u dizenjua ky poster për të inkurajuar femrat amerikane që të punojnë për të ndihmuar në periudhën e luftës. Shtimi i makinave në Australi pas luftës, bëri që të shtoheshin edhe aksidentet rrugore. Autoritetet ndërmorën një fushatë ku i kërkonin burrave që të kthenin gjallë në shtëpi fëmijët e tyre. Posteri i Che Guevara i vitit 1967 me titull "Luftëtari heroik guerrils" gjendet sot kudo, nga protestat e deri te dyqanet e suvenirëve. Ky poster i vitit 1970 kishte për qëllim që meshkujt të përdornin kontraceptivë. Posteri që tregonte ndjenjën e rinisë amerikane për luftën në Vietnam. Posteri i filmit "The Jaws" në vitin 1975 është një nga më të famshmit në historinë e kinematografisë. Në mes të viteve 1980, SIDA ishte shumë e përhapur. Autoritetet britanike nisën një fushatë për të rritur sensibilizimin mes popullsisë. Posteri i vitit 2008 i Barack Obama e ndihmoi senatorin nga Ilinois për të marrë nominimin e demokratëve për President.