"Posteri i Belind Këlliçit theu fushatën”

Nga A2 CNN
26 Prill 2023, 13:50 | Politikë
"Posteri i Belind Këlliçit theu fushatën”

Alfred Lela, drejtor i komunikimit te “Rithemelimi” i Partisë Demokratike, reagoi në lidhje me posterin që bëri bujë të Belind Këlliçit.

Në një lidhje direkte me studion e “Ditarit”, në A2 CNN, Lela tha se ai poster “bën një thyerje të fushatës, duke e nxjerrë atë nga monotonia”.

“I drejtohet korrupsionit dhe të korruptuarve, duke i thënë “Ik mbushu”. Të gjithë ata që ndihen të fyer nga kjo, sipas meje, pa të drejtë, duhet të kuptojnë se për kë është ky mesazh. I është drejtuar të fuqishmëve dhe të fortëve që bëjnë akte korrupsioni. E di që ka zgjuar shumë parehati, por nuk ka ndonjë gjë, në fushata ka edhe parehati të tilla. Zemërimi duhet të jetë me korrupsionin dhe jo me ndonjë akt kundër tij”, tha Lela.

Sipas tij, të fyer janë ndjerë vetëm të korruptuarit.

“Nuk është publiku, por janë disa turbina politike që fryjnë të gjithë këtë erën e madhe të fyerjes. Është një simulim i fyerjes, jo vetë fyerja. Është bërë zhurmë nga ato turbina që i fryjnë vetë korrupsionit”, shtoi Lela. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/04/26/reagim-pa-etike-ndaj-korrupsionit-belind-kellici-kritiket-te-shqetesohen-per-vjedhjet-qe-u-behen-nga-bashkia/

A2 CNN Livestream

Latest Videos